Milani ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Genoa me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.
Pas tri humbjeve radhazi, Rossonerët i janë kthyer fitores në Serie A, duke triumfuar me rikthim te Genoa.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lasse Schone (41′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Theo Hernandez (52′) dhe Frank Kessie (57′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Herandez, i cili u vlerësua me notë 7.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë takim shkoi për Davide Calabrian që u notua me 5.3.
Genoa:
Milan:
/Telegrafi/