Telegrafi

Gënjyen se kishin ngjitur Everestin duke përdorur fotografi false, dyshja nga India do të ndalohen për gjashtë vjet të kryejnë alpinizëm në Nepal

Dy alpinistë indianë do të ndalohen për gjashtë vjet të kryejnë aktivitetet e alpinizmit në Nepal pasi gënjyen se kishin arritur në majën e Malit Everest.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, një hetim zbuloi se ngjitja e malit nga Narender Singh Yadav dhe nga Seema Rani Goswami në vitin 2016 ishte i falsifikuar, pasi ishte certifikuar nga departamenti i turizmit në atë kohë.

Dyshja, një çift nga India fqinje, dhe udhëheqësi i ekipit të tyre u ‘përjashtuan’ nga Nepali pasi filloi një hetim kur ata të nuk mund të siguronin prova të verifikueshme të ngjitjes së tyre.

Fotoja false që raportohet të jetë përdorur nga çifti për ta “vërtetuar” ngjitjen në majën e Malit Everest.

Një zyrtar i ministrisë së turizmit në Nepal tha se gjatë hetimeve të tyre me alpinistë të tjerë, ata zbuluan se të dy “nuk e arritën majën”, dhe kishin dështuar ta dëshmonin me fotografi apo edhe me prova të tjera.

“Në hetimin tonë, ne zbuluam se ata kishin dorëzuar dokumente të rreme, (përfshirë fotografitë)”, tha një zyrtar nga ministria e turizmit dhe kulturës në Nepal. /Telegrafi/