Site icon Telegrafi

Gënjeu se e kanë plagosur pasi kishte shqyer pantallonat

Tinejxheri raporti incidentin në polici në South Lake City.

Polici Mikael Wersland i tha gazetës “Salt Lake City Tribune” se djaloshi “ishte rrëzuar duke shqyer pantallonat në gju. Pastaj ai fabrikoi ngjarjen se ishte gërvishtur nga një plumb i shkrepur nga arma”.

Tinejxheri vetëm e kishte grithur gjurin pakëz kur ishte rrëzuar. Policia njoftoi se mbi dhjetë dëshmitarë thanë se nuk kishin dëgjuar kurrfarë të shtënash në vendin ku ndodhi “incidenti”. Djaloshi nuk është identifikuar dhe nuk dihet nëse do të akuzohet për ndonjë krim. /Telegrafi/

Exit mobile version