Telegrafi

Genius prezanton tastierën Android për vetëm 20 dollarë

Prodhuesi i njohur tajvanez, Genius ka prezantuar modelin e ri të tastierës LuxePad A110, e cila lidhet me tabletin tuaj Android përmes mikro-portit USB.

Për më shumë, tastiera e re e Genius posedon edhe butonat e dedikuar për mbylljen e ekranit, dëgjimin e muzikëës, kontrollin e zërit, apo edhe manxhimin e detyrave tjera në tablet.

Mirëpo duhet përmendur edhe një fakt – tastiera e re e Genius punon vetëm nëse versioni i Android është 4.0 ose më i ri, ndërsa ata që duan ta përdorin tastierën dhe kanë një version më të vjetër të Android, duhet ta përditësojnë atë. / Telegrafi /