Makina sportive, është shumë e rëndësishme për këtë kompani
Derisa Genesis G70 është duke u pëlqyer shumë, të gjithë po mendojnë se çfarë do të prezantojë në të ardhmen ku prodhues korean, transmeton Telegrafi.
Sipas trendëve të kompanisë dhe dokumenteve të rrjedhura, pritet që nga Genesis së shohim një SUV të ri. Me të nxjerrë nga prodhimi këtë makinë, Genesis do të nisë punën për diçka të pa pritshme – krijimin e një kupeje sportive me nivel të lart luksi.
Erëin Raphael që është shef ekzekutiv i kompanisë Genesis për Shtete e Bashkuara, ka thënë se lansimi i kësaj makine do të jetë shumë e rëndësishme për brendin, pasi do ta kompletojë edhe më shumë sa i përket modelet.
Duke u bazuar në Essentia Concept, të gjithë janë të bindur se Genesis është i aftë edhe në aspektin sportiv. Derisa koncepti është më shumë një EV, versioni i prodhuar mund të jetë së paku hibrid.
“Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që kompania të ketë edhe makinë sportive, një që është i racë së pastër. Nëpërmjet saj, mund të tregohen kapacitetet e plota” ka thënë Raphael.
Megjithatë, nuk ka saktësuar se çfarë fuqie, kapaciteti apo datën se kur Genesis mund ta lansojë. /Telegrafi/