Site icon Telegrafi

Genesis prezantoi GV70, i cili mundësohet vetëm nga motorë elektrikë

Ndër premierat në Motor Show Guangzhou (Kinë) është modeli elektrik SUV i nënmarkës së Hyundai Genesis.

Genesis nuk po humbet kohë duke u përpjekur të arrijë kompanitë e veturave që po i drejtohen gjithnjë e më shumë modeleve pa motorë me djegie të brendshme, ndaj pas prezantimit në prill të modelit elektrik G80, ofruan një skenar të ngjashëm këtë herë në kombinim me modelin SUV GV70.

Pas pamjes së trupit, i cili ndryshon minimalisht nga trupi i një modeli me fuqi konvencionale, është një kombinim i dy motorëve elektrikë, fuqia e të cilëve (nëse është e nevojshme) shpërndahet në të dy akset dhe Genesis thotë se me programin e aktivizuar “Boost”, motorët elektrikë prodhojnë 489 kuaj fuqi dhe 700 Nm çifte rrotulluese.

Ky model shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për 4.5 sekonda, ndërsa kapaciteti i baterisë, i cili mjafton për të kaluar deri në 500 kilometra, ende nuk është zbuluar.

Dihet se duhen më pak se 20 minuta për të ngarkuar bateritë nga 10 në 80 për qind me një karikues të shpejtë (350 kW).

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, GV70 pritet të jetë modeli i parë me energji elektrike që do të prodhohet nga Genesis në një fabrikë në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version