Telegrafi

Genesis GV80 është parë duke u testuar me shtresa të mëdha kamuflazhi (Foto)

Makina luksoze SUV, po përpiqet të rivalizojë me BMW X5 dhe Audi Q7

Që kur Genesis ka nisur të punojë si brend i vetëm, nuk ka ngjallur shumë rrezik për prodhuesit tjerë, transmeton Telegrafi. Kjo situatë do të ndryshojë, kur kjo kompani ta lansojë makinën e parë SUV.

Për të rivalizuar me BMW X5, Audi Q7 dhe Mercedes GLE, Genesis do ta sjellë konceprin e GV80 që e kemi parë në New York Auto Show të vitit të kaluar.

Megjithëse nuk është prezantuar dukja e kësaj makine, spiunët e veturave të reja e kanë parë atë që duket si koncepti GV80, teksa testohej nën shtresa të mëdha kamuflazhi.

Formati enorm nuk mund të fshihej, e sa dritat e domosdoshme për të lëvizur në rrugë, derisa lëvizte në mot shumë të ftohtë.

Besohet se deri në finalizimin e këtij SUV-i Genesis ka punë të konsiderueshme, andaj nuk do ta lansojë para vitit 2020. /Telegrafi/