Për plot 90 vite, General Motors është prodhuesi më i madh i veturave në Shtetet e Bashkuara, e ekzistojnë gjasa të mëdha që këtë titull ta humb.
Për herë të parë kompania amerikane, sa i përket popullaritet në treg t’ia dorëzojë Toyotas, transmeton Telegrafi.
Në fakt, pas nëntë muajve të këtij viti, General Motors ka nxjerrë nga shiriti prodhues 1.777.483 njësi, e Toyota Motor North America plot 1.857.884, që do të thotë se është plus për 80.401 njësi.
Kjo mund të ndodhë si rezultat i pandemisë së COVID-19, por edhe me mungesë të çipave. Toyota është shumë më mirë e përgatitur me pajisje të ndryshme.
Për dallim nga viti i kaluar GM ishte në plus për 0.1 për qind, kurse Toyota 27.9 për qind. /Telegrafi/