Telegrafi

General Motors, parashikon mijëra të pushuar nga puna

Për këtë çështje, presidenti dhe administratori i gjigantit të makinave të mërkurën në mëngjes pritet të mbajë një konferencë për shtyp në Detroit.

 Aksionet e General Motors shënuan nivelin më të ulët në këto 50 vite.

Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e aksioneve të kompanisë janë rënia e treguesve të shitjes së makinave dhe rritja e çmimit të karburantit.

General Motors ka humbur 15 përqind të vlerës së aksioneve.

Analistët nuk kanë përjashtuar mundësinë e falimentimit, nëse General Motors nuk siguron një sasi të konsiderueshme kapitali shtesë.