Telegrafi

General Motors paralajmëroi shitjen e pasurive të patundshme në Evropë dhe SHBA

Organet drejtuese të "General Motors", kanë njoftuar se në dhjetor do të shesin një pjesë të ndërtesave të saj në Evropë vlera e ti cilave vlerësohet në rreth 200 milionë euro ose 257 milionë dollarë.

"General Motors", gjithashtu planifikon së shpejti përmes një oferte ankandi ta shesë ndërtesën në Detroit, vlera e të cilës është vlerësuar rreth 500 milionë dollarë.

Çmimet e pasurive të patundshme në SHBA gjatë vitit të kaluar u ulën në rreth 5 për qind, kështu që sipas vlerësimeve kompanisë me shitjen e ndërtesës së tij administrative me siguri mund të marrë një vlerë shumë më modeste se vlera reale e objektit.

Drejtori i përgjithshëm i "Genral Motors" Rick Wagner para dy javëve në Kongresin amerikan tha se nëse menjëherë nuk merr ndihmë financiare qeveritare, kompania e tij me siguri do të shpallë bankrot në fillim të vitit të ardhshëm.

Wagner konformoi se bankroti i "General Motors" mund ta kushtojë fuqinë e parë ekononmike botërore, humbje prej rreth 2,5 milionë vende pune.

Ndërkohë presidenti i sapozgjedhur amerikan Barak Obama nga Kongresi kërkoi ndihmë urgjente dhe vëllimore për industrinë automobilistike të vendit.