Telegrafi

„General Motors” paralajmërohet që të përgatitet për bankrot

Kumtesa, siç transmetuan agjencitë perëndimore, është dërguar prej anëtarëve të afërt me presidentin Barak Obama, të cilët javën e shkuar e kanë kaluar në takime dhe bisedime në selinë e „General Motors" në Detroit.

Sipas burimeve jozyrtare, plani ka qenë që „General Motors" të përgatitet për „bankrotim të shpejtë kirurgjik".

Dokumentet e domosdoshme për bankrotimin e kompanisë tashmë janë duke u përgatitur dhe do të aktivizohen nëse kompania nuk ia del të arrijë marrëveshje me aksionerët për shkëmbim të 28 miliardë dollarëve të letrave kreditore me vlerë në "General Motors".

Kompania tashmë ka shfrytëzuar 13,4 miliardë dollarë ndihmë federale.