Rregullatorët amerikanë do të vendosin së shpejti për një peticion të paraqitur nga njësia për teknologjinë e vetëdrejtimit Cruise e General Motors, ku kërkon leje për të vendosur deri në 2500 automjete në vit me teknologjinë pa shofer, sipas një zyrtareje të lartë të sigurisë së automjeteve.
Peticioni i paraqitur në shkurt të vitit 2022, kërkon miratimin e qeverisë për të vendosur automjete çdo vit pa timon, transmeton Telegrafi.
Administratorja në detyrë e Sigurisë Kombëtare të Trafikut në Autostrada, Ann Carlson, tha të mërkurën se agjencia “do të nxjerrë një vendim “në javët e ardhshme”.
“Çështja qendrore është të vendosim nëse automjetet që nuk drejtohen nga njerëzit, por nga kompjuterët të përputhen me standardet e sigurisë që kanë të bëjnë kryesisht me drejtuesit njerëzorë”, tha Carlson. /Telegrafi/