General Motors tha të premten vonë se kishte ndaluar përkohësisht reklamat me pagesë në Twitter pasi Elon Musk përfundoi marrëveshjen për blerjen e kompanisë.
Prodhuesi më i madh amerikan i automjeteve tha se ishte “angazhuar me Twitter për të kuptuar drejtimin e platformës nën pronësinë e tyre të re”, transmeton Telegrafi.
Twitter nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Musk është gjithashtu shefi ekzekutiv i rivalit të General Motors, Tesla Inc.
General Motors tha “siç është rrjedha normale e biznesit me një ndryshim të rëndësishëm në një platformë mediatike, ne kemi ndërprerë përkohësisht reklamat tona me pagesë”. Prodhuesi i automjeteve në Detroit shtoi se “ndërveprimet e tij të kujdesit ndaj klientit në Twitter do të vazhdojnë”. /Telegrafi/