Telegrafi

General Motors i gatshëm për lëshime ndaj Opelit

Ministri i Ekonomisë Karl-Theodor zu Guttenberg, i cili gjendet për vizitë në SHBA, pas bisedimeve me kreun e GM, foli për rezultate konkrete. Ai tha se menaxherët amerikanë janë të gatshëm për afrimin e qëndrimeve.

Në veçanti ata janë treguar të gatshëm që në të ardhmen në Opel të kenë vetëm një pjesë të vogël të kapitalit. Në këtë mënyrë do të evitohej mundësia që ndihmat e shtetit gjerman nga paratë e taksapaguesve të transferohen në SHBA.

"Kemi shkuar një hap më larg, një hap i cili mund të jetë vendimtar. Koncerni amë ka treguar gatishmëri jo vetëm të bashkëpunojë në çështjet për ndarjen e Opelit, por me të vërtetë edhe të veprojë në këtë drejtim. Ne kemi nevojë edhe për hapa vendimtare të qeverisë amerikane të cilëve u duhen koncepte të qarta. Kemi rënë dakord që për sqarimin e të gjitha gjërave të emërojmë një ndërmjetës, i cili do të jetë në kontakt të përhershëm me koncernin dhe qeverinë gjermane", theksoi zu Guttenberg duke shtuar se për qeverinë gjermane më e rëndësishmja është se çfarë do të ndodhë me ndihmat eventuale për Opelin nga paratë e taksapaguesve.

Lidhur me planin e shpëtimit të Opelit ministri gjerman zu Guttenberg do të flas sot edhe me ministrin amerikan të Financave, Timothy Geithner. /D-Welle/