Telegrafi

“General Motors” drejt falimentimit

Një ndër tre koloset e prodhimit të makinave, në vështirësi nga kriza financiare globale, ka punësuar këshilltare ligjore dhe bankierë për të studiuar hipotezat e një falimentimi të mundshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur “Wall Street Journal” e cila i referohet burimeve brenda kompanisë.

Megjithatë, sipas gazetës, numri një i GM-se Rick Wagoner është shprehur kundër shpalljes së falimentimit duke deklaruar se situata e shoqërisë do të përkeqësohej pasi do të pakësonte edhe më tej besimin tek konsumatorët.