Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, premtoi heqjen e vetos për negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në deri në fund të presidencës franceze. Kjo ndodhi në një takim me komisionerin e BE-së Oliver Varhelyi, tha ministrja e jashtme bullgare e dorëhequr Teodora Gençovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ky ishte takimi im i parë me komisionerin e BE-së”, Oliver Varhelyi.
Në takim morën pjesë 7-8 persona nga ekipi i MPJ-së dhe si në të gjitha takimet, edhe nga ky takim u përgatit një memorandum.
“Ky memorandum është i hapur dhe vërteton saktësisht atë që ju keni bërë në pyetjen tuaj”, tha Gençovska, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Varhelyi i kishte thënë asaj se në një bisedë me Kiril Petkov më 17 shkurt, kryeministri bullgar ishte zotuar për heqjen e vetos ndaj RMV-së deri në fund të presidencës franceze./Telegrafi/