Reperi Genc Prelvukaj, ka folur së fundmi në një emision për karrierën e tij.
Ai në emisionin “Talk” ka folur për karrierën e tij dhe tranzicionin e fundit që ka kaluar.
Së fundmi i kyçur në politikë si këshilltar i Memli Krasniqit, Genci vendosi t’i kthehej muzikës, shkruan Telegrafi.
“Mosha nuk luan rol në muzikë. Ky rikthim në muzikë e kam ndjerë se duhet ta bëj. Zakonisht njerëzit në këtë moshë lëshojnë bark, nuk ndjekin modën, por unë jam shumë i përkushtuar dhe mosha nuk më pengon”.
“Viti i kaluar ka qenë pa dyshim viti më i suksesshëm për mua në muzikë që nga viti 1997 dhe ndihem i lumtur për këtë”, u shpreh Genci në Talk. /Telegrafi/