Site icon Telegrafi

Genci refuzon ta quajë ekipin e futbollit – “Kombëtare e Kosovës”! (Foto/Video)

Genc Prelvukaj njihet si këngëtar dhe promovues i vlerave kulturore-historike shqiptare.

Dhe këtë e ka dëshmuar edhe përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram.

Ai ka refuzuar të promovojë një faqe në Instagram me emrin “Kombëtarja e Futbollit e Kosovës”, duke kërkuar që emri të ndryshohet në “Përfaqësuesja e Kosovës”, transmeton Telegrafi.

“Nuk e di ky profil a është zyrtar apo jo, veçse seriozisht jeni kah më acaroni shumë. Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll është term korrekt dhe jemi në rregull veçse ti thuash Kombëtare…..ik hup andej”, ka shkruar me këtë rast Genci.

Ndryshe, Genci ditë më parë ka publikuar videoklipin e ri në bashkëpunim me Dj Dagz, “Turn me on”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version