Telegrafi

Genci optimist për “Shake it” (Video)

Në vazhdën e shumë bashkëpunimeve pas rikthimit në skenë, grupi “Etnon” vjen edhe një bashkëpunim të ri. Kësaj radhe e përzgjedhura është këngëtarja Genta Ismajli, me të cilën grupi ka sjellë këngën me titull “Shake It”.

Kënga sjell një Gentë tjetër nga siç e kemi parë kohët e fundit në projektet e saj. Kënga është një prodhim i “BlackFish Entertainment”, ndërsa klipi është realizuar nga “Max Production”. Genc Prelvukaj nga “Etnon” është optimist se kënga do të mirëpritet dhe do t’ju sjellë shumë koncerte.

Disa nga bashkëpunimet e Gencit dhe grupit “Etnon” pas aktivizimit në skenën muzikore janë ato me Sinan Vllasaliun, Teuta Selimin, Sheilën, Lyrical Son, Adelina Tahirin e Kaltrina Selimin. Prevlukaj u shpreh i lumtur, pasi sipas tij, të gjitha kanë rezultuar të suksesshme.

Genci bëri të ditur se ka edhe projekte të tjera që priten të lansohen.

“Albanian” vazhdon të mbetet kënga himn e grupit “Etnon”.