Telegrafi

Genci nuk do të jetë pjesë e projektit të Goldit dhe Dudës

Gold Ag sapo ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Shyhrete Behluli, kushtuar nënës.

Reperi nuk ka pushuar aspak dhe ka nisur punën për projektet e tij të radhës, në mesin e të cilave do të jetë edhe një bashkëpunim me reperin Duda, transmeton Telegrafi.

Ariani në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi së bashku me Dudën dhe Genc Prelvukaj, në studion e të cilit po punohet kënga dhe kjo ngjalli dyshime se një bashkëpunim po vjen nga të tre artistët.

Por, burime të Telegrafit mësojnë se kënga është bashkëpunim mes Gold Ag dhe Dudës, ndërsa Genci është vetëm producenti i kësaj kënge.

Ndryshe Goldi ka paralajmëruar se ky vit do të jetë edhe më i ngjeshur sa i përket prurjeve të reja muzikore se sa viti i kaluar gjatë të cilit solli 12 videoklipe, duke publikuar çdo muaj nga një./Telegrafi/