Site icon Telegrafi

Genci nis festën (Foto)

Ndeshja e sontme futbollistike mes Shqipërisë dhe Danimarkës ka marrë edhe vëmendjen e artistëve.

Njëri nga ata që beson fort në fitoren e Kombëtares shqiptare në lojën e sontme është edhe Genc Prelvukaj.

“Po e nisim festën, Shqipnia drejt Francës + 10 000 000 njerëz sot janë të veshur kuq e zi.. Besojmë” , ka shkruar artisti në rrjetet sociale sipër një fotografie ku shihet me plis në kokë.

Kjo nuk është hera e parë, Genci vazhdimisht ka treguar përkrahjen e fuqishme për Kombëtaren duke e mbështetur edhe atëherë kur kanë shënuar humbje. /Telegrafi/


Exit mobile version