Site icon Telegrafi

Genci Nimanbegu, kryetari i ri i Komunës së Ulqinit

Lideri i Forcës, Genci Nimanebgu është kryetar i ri i Komunës së Ulqinit.

Ai u zgjodh nga 20 këshilltarë të shumicës së re në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, pasi 20 prej tyre e shkarkuan Omer Bajraktarin nga Lëvizja Qytetare URA.

Debati për shkarkimin e Bajraktarit ka nisur dje në orën 18.00 dhe pas disa orësh u arrit qëllimi, transmeton Telegrafi.

Bajraktari u shkarkua nga votat e shumicës së re të përbërë nga Partia Demokratike Forca, Aleanca Demokratike, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Socialdemokrate (SDP), Social Demokratët (SD) dhe Partia Boshnjake (BS).

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Ulqinit, ka bërë të ditur se do të punojë me përkushtim në zhvillimin e komunës.

“Unë garantoj që ky do të jetë një mandat i përbashkët. Një mandat që do të përfitojë çdo partner, anëtar i këtij koalicioni. Mandati kohor i kësaj detyre nuk është i plotë, por është i qëndrueshëm. Është një mandat i qëndrueshëm dhe transparent. E vetmja gjë që po ndërpritet sot është tradhtia, smira, xhelozia, keqdashja, dëshira për pushtet dhe pozita. Ne nuk kemi frikë nga asnjë opozitë, por bashkëpunimin tonë do ta shtrijmë për të gjithë gjatë këtij prosperiteti mandator të komunës së Ulqinit”, tha Nimanbegu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version