Genc Prelvukaj, lideri i BlackFish Entertinament dhe reperi i grupit Etnon, ka qenë një prej më të zëshmëve kundër ceremonisë së ndarjes së çmimeve Top Awards.
Ai në një postim në rrjetet sociale hapur ka shprehur mendimin e tij për atë që siç thotë ai dështimin e këtij evenimenti.
“95% bojkotohet, 4% të pjesëmarrësve acarrohen, 1% të pjesëmarrësve ndahen okay. Degjenerim total ashtu siç pritej. Marërzi që nuk duhet përsëritur më”, ka shkruar Genci në rrjetet sociale, shkruan Telegrafi.
Genci e injoroi totalisht evenimentin bahskë me artistët tjerë të BlackFish për mos vlerësim adekuat të hitit “Shake It” me miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/