1 prilli njihet ndryshe edhe si dita e gënjeshtrave apo e shakave. Sipas historisë kjo datë shënohet që nga romakët e lashtë dhe vazhdon akoma të shfrytëzohet për shaka.
Njëri nga personazhet e famshme shqiptare që disa herë ka rënë pre e kësaj date është edhe Genc Prelvukaj.
Reperi njohur për Telegrafin tha se ai ka rënë në grackë disa herë ngase gjithmonë harron duke mos i kushtuar vëmendje kësaj date.
“Po ka ndodh me më gënjy shumë herë për këtë datë, sepse nuk e kam pasur mendjen aty. 1 Prilli nuk është ndonjë datë e rëndësishme që me e percjellë e me marr masa kujdesi prandaj çdo vit ka njerëz që shpikin gjëra dhe unë u besoj deri sa më tregojnë”, tha Genci duke treguar se ai vetë asnjëherë nuk e ka gënjyer dikënd dhe nuk i kushton rëndësi kësaj date aspak.
Ndryshe artisti vazhdon të shijojë suksesin e madh të projektit të titulluar “Shake it”, të cilën Etnon e solli në bashkëpunim me këngëtaren Genta Ismajli. Kënga ka arritur një ndëgjueshmëri të madhe dhe miliona klikime në kanalin “Youtube” dhe lirisht mund të quhet si hiti i momentit./Telegrafi/.