Telegrafi

Genci duke ia ngritur këmbën Gentës, ja skena e fshirë nga klipi (Foto)

Duket se grupi Etnon dhe Genta janë siguruar që të tërheqin sa më shumë vëmendje me klipin e ri.

Por, ata kanë lënë anash një lëvizje, që vërtet do të kishte tërhequr edhe më shumë vëmendje, shkruan Telegrafi.

Në imazhe të publikuara së fundmi shihet se si Genci ia mban këmbën Gentës lart, një lëvizje kjo që mund të ishte keqkuptuar nëse do të publikohej në klipin “Shake it”.

Afërsia e Gencit dhe Gentës nuk është e befasishme kur dihet se këngëtarët janë të zhveshur nga komplekset, por që të dy artistët janë “single”.

E rëndësishme është që projekti i tyre “Shake It” tashmë është cilësuar dhe është pa dyshim sukses i madh. /Telegrafi/