Edhe Genc Salihu, trajneri i “The Voice of Albania” është bërë objekt i komenteve në rrjetet sociale, pasi e fejuara e tij, Kaltrina Krasniqi, postoi në Instagram foton e tij nudo.
Kantautori 34-vjeçar, i njohur me këngët e duos “Cute Babulja” për Panoramën ka folur rreth kësaj foto duke thënë se ishte spontane.
“Nudoja e një foto mëngjesi, e shkrepur në Tiranë, para dy javësh. Do e cilësoja thjesht foto shtëpie, pasi s’ ka ndonjë storie. Ishte moment spontan”, ka thënë Genci.
Mes tjerash ai ka folur edhe për marrëdhënien me të fejuarën e tij duke e cilësuar lidhjen e tyre si diçka të thellë dhe të pazëvendësueshme./Telegrafi/.