Telegrafi

Genc Salihu bëhet baba për herë të parë

Genc Salihu e ka nisur këtë vit për mrekulli

Këngëtari dhe bashkëshortja Kaltrina, janë bekuar me fëmijën e tyre të parë.

Familja Salihu princeshën e tyre të sapoardhur në jetë e kanë pagëzuar me emrin Margo, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka shkruar në llogarinë personale në Instagram Genci.

Ndryshe, këngëtari vitin e kaluar ishte një ndër mentorët e talent shout muzikor “The Voice of Albania”. /Telegrafi/