Site icon Telegrafi

Genc Rama me përvojë 13-vjeçare në Deutsche Post, anëtar i ri i bordit të Postës

Njëri ndër anëtarët e Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës, të cilët u emëruan sot nga Qeveria e Kosovës është edhe Genc Rama.

Rama është kuadro nga diaspora, që përfundoi shkollimin në vitin 2008 dhe u angazhua në Deutsche Post në Gjermani ku punon tash e 13 vite.

Ardhja e tij në bordin e Postës së Kosovës do të sjell përvojën ndërkombëtare si dhe praktika bash kohore të postës digjitale dhe rritje të eficiencës.

Genc Rama, anëtari i ri i Bordit të Postës së Kosovës

Në 7 vitet e fundit në pozitat menaxheriale, sot Genc Rama udhëheq departamentin me 1.5 miliardë qarkullim në Deautche Post dhe rangohet në top 300 menaxherët e kësaj organizate.

Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës emëron Bordin e përkohshëm të Postës së Kosovës

Emërimi i tij në bordin e Postës nuk është angazhimi i parë në Kosovë, pasi në vitin 2015 Genc Rama punoi se bashku me bashkëpunëtorët e tij që Kosova të identifikohet si një vend atraktiv për investimin e industrisë së Costumer Support ku si rezultat Deutsche Post investoi në tregun kosovar përmes kompanisë sub-kontraktore IQTOLINK-Webhelp që sot rezulton me +1000 punëtorë. /Telegrafi/

Exit mobile version