Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj zbardh detajet e këngës së re “Dimër”

Vitin e nisi duke bashkëpunuar me dy DJ-të, Gagz dhe PM, “Unstoppable”, i cili deri më tani është shikuar mbi 870 mijë herë në YouTube.

Genc Prelvukaj është në finalizim e sipër të një kënge të re, të cilën do ta sjell tani solo.

“Dimër”, titullohet kënga e re e këngëtarit, i cili do të shoqërohet edhe me video të veçantë.

Telegrafi ka arritur të kontaktojë këngëtarin, i cili me këtë rast ka treguar edhe disa detaje të këngës.

“Kënga bën fjalë për një histori dashurie. Jemi në finalizim e sipër të montimit të klipit”, ka thënë fillimisht këngëtari.

Ai më tutje ka zbuluar se është punuar nga ai ndërsa do të xhirohet prej video kompanisë, BlackFish Entertainment.

Genci ka pohuar se videoja më e re do të publikohet gjatë javëve të ardhshme dhe se do të jetë një befasi për publikun.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe këngë të reja gjatë vitit 2018, duke mos përjashtuar edhe bashkëpunime të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version