Para pesë ditëve solli këngën më të re muzikore para fansave dhe publikut të gjerë.
“Vendi i origjinës” titullohej kënga e re e Genc Prelvukajt, e cila është me motive patriotike.
Por, duket se këngëtari nuk do të ndalet me kaq për këtë vit pasi që ka paralajmëruar këngë të tjera.
Kështu së paku ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale teksa nuk ka dhënë shumë detaje rreth krijimtarive të reja.
“Vazhdojmë me këngë të reja”, ka shkuar ai në llogarinë personale në Instagram, ku ka mbi 141 ndjekës.
Ndryshe, kënga deri më tani është shikuar mbi 73 mijë herë në platformën e YouTubes. /Telegrafi/