Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj shtyn publikimin e këngës së re për shkak të zhvillimeve të sotme: Duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të UÇK-së

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, sot (e mërkurë) do të publikonte këngën e re të titulluar “Mungon”.

Megjithatë, ai së fundmi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka shtyrë këngën për disa ditë për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditën e sotme në Kosovë.

Ndërkohë që i është konfirmuar aktakuza kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçit.

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Postimi i plotë i Prelvukajt (pa ndërhyrje):

“Njoftim;

Kënga Mungon e planifikuar të publikohet sot në orën 12:00, pas zhvillimeve të sotme në Kosovë shtyhet për disa ditë.

Sot duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ju faleminderit për mirëkuptim”.

Foto: Telegrafi

Në anën tjetër, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje meqë Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij, teksa sipas Kushtetutës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do ta ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e presidentit të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version