Dy muaj më parë solli këngën më të re “Dimër”, e cila u prit mjaft mirë prej publikut.
Por, duket se me kalimin e sezonës së dimrit, edhe Genc Prelvukaj ka menduar të sjell në videoklip të ri.
Kështu së paku ka shkruar këngëtari shqiptar përmes një mesazhi të shkurtër të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
“Andërr. Së shpejti”, ka shkruar ai në Instagram duke mos dhënë detaje të tjera rreth këngës.
Natyrisht, kënga besohet se do regjistrohet në studion e tij “Black Fish Entertainment”.
Prelvukaj ka qenë shumë aktiv në vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti duke realizuar shumë bashkëpunime.
“Nuk ka dashni” me Greta Koçin, “Jemi nda” me Mimoza Shkodrën e “Vetëm ti” me Eni Koçin, ishin disa prej këngëve më të suksesshme të tij. /Telegrafi/