Telegrafi

Genc Prelvukaj i revoltuar

Genc Prelvukaj është shprehur i revoltuar me përdorimin e keq të gjuhës shqipe dhe emërtimeve të vendeve shqiptare në gjuhë të huaja.

Ai përmes profilit të tij në rrjete sociale ka reaguar ndaj statusave të shumtë në rrjete sociale që qytetin e Ulqinit e emërtojnë në gjuhën sllave duke thënë se edhe ne po ndihmojmë në asimilim këtë vend me shumicë shqiptare, transmeton Telegrafi.

“Sikur me ardh një shqiptar i Ulqinit ose Strugës edhe me e shkrujtë ” Feeling good in Uroševac ” në vend të Ferizajt, ose “Ndjehem mirë në Srbica” në vend të Skenderajt”, ka thënë ndër të tjera Genci që prejardhjen e ka nga Mali i Zi.

Për të parë reagimin e plotë të artistit, lexoni postimin e tij: