Duket se debati për kombin shqiptare ka nxitur debat edhe mes analistit Halil Matoshit dhe këngëtarit, Genc Prelvukaj.
“Turpërohesh kur në shtetin tënd e ke për President, njeriun i cili nuk guxon me i thënë Kombëtares së futbollit të shtetit të cilin “e drejton” ‘kombëtare’, por e cilëson përfaqësuese e Kosovës, kurse ekipit të futbollit të Shqipërisë i thotë Kombëtare!”, kështu ka shkruar ndër të tjerash në Facebook, analisti Halil Matoshi.
E kjo gjë duket se e prekur thellë këngëtarin Genc Prelvukaj, i cili i ka shtruar disa pyetje Matoshit.
Genci ndër të tjerash pyet se si është e mundur që Plava e Gusia janë mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, çfarë kombi jemi na andej (Mal të Zi), transmeton Telegrafi.
“Halil, kusherinjte e mij te pare jane linde e rrite ne Laç derisa na knej ne Prishtine. Dmth nji familje me dy kombe apo ? Damn ur funny.
Halil, Hasi si nenkrahine ndahet ne dy pjese : Njana shkon me Kosoven e tjetra me Shqipnine. Dmth nji Has me dy Kombe apo ?
Halil, Plava e Gusia jane mes shtetit te Kosoves dhe Shqiperise. Cfare kombi jemi na andej se na ke pshtjelle pak apo 50-50. Damn ur funny”, ka pyetur përmes Facebookut, Genci. /Telegrafi/