Telegrafi

Genc Prelvukaj po shijon turneun në Amerikë (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, po shijon momentet në Amerikë.

Ai po qëndron në Kaliforni pas koncertit që ka pasur në Boston, e ku sërish pritet të ketë një performancë për shqiptarët atje.

Genci si zakonisht u shfaq me veshje të thjeshtë me ngjyra të mbyllura.

Lexo po ashtu 10 milionë për hitin “A t’merr Malli” nga Genci dhe Lyricali (Video)

Aktualisht ai po qëndron në Beverly Hills, ku po viziton vendet më të preferuara të tij.

Genci përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “A t’merr Malli” në bashkëpunim me Lyrical Son që tash ka tejkaluar numrin e 10 milionë klikimeve. /Telegrafi/