Telegrafi

Genc Prelvukaj pjesë e klipit të ri të Eni Koçit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, ditë më parë paralajmëroi projektin e ri muzikor.

Artistja tash e disa ditë ka nisur edhe xhirimet e klipit, ndërsa këtë herë në videoklip është edhe partneri i saj, Genc Prelvukaj.

Këtë e bëri të ditur vet këngëtari, i cili ka ndarë me ndjekësit një postim në llogarinë personale, Instagram.

 

“Kur të merr Eni Koçi në xhirim të videospotit të saj të ri me zor. Sidoqoftë jam njëfarë piktori dhe unë. Me u rritë në një shtëpi me Musa Prelvukaj dhe Zake Prelvukaj, të dy piktorë me profesion, e mos me marrë diçka prej tyre nuk bën. Eni Koçi – Sekreti, së shpejti”, ka shkruar mes të tjerash ai në postimin e tij, duke etiketuar edhe dy pjesëtarët e familjes të cilët merren me pikturim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Genc Prelvukaj

Nga ana tjetër, Eni në Instagramin e saj ka publikuar fotografi të tjera gjatë xhirimeve të këtij videoklipi dhe duket në top – formë.

“Sekreti” titullohet kënga e re e këngëtares Koçi e punuar në studion e “Black Fish Entertainment”, ku pritet të prezantohet së shpejti para publikut.

Ndryshe, Eni dhe Genci këtë verë ishin mjaft të angazhuar me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/