Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj: Paçim jetë të shohim kur shporren kufijtë dhe marrim frymë në një shtet të vetëm

Foto: Facebook

Këngëtari Genc Prelvukaj është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit gjëra të ndryshme nga përditshmëria.

Me rastin e Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nuk kishte si të mungonte një shkrim nga artisti i njohur.

Ai ka shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale ku shfaqet me veshje me motive kombëtare bashkë me partneren e tij, Eni Koçi.

Foto: Screenshot/Facebook

“Veshja e bardhë e flamuri i kuq me shkabë të zezë, kanë rrugëtuar shumë gjatë me shqiptarët. Në çdo dasmë e mort, luftë e kuvend, i kemi bartur me nderë e ruajtur me jetë”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Ilir Shaqiri për 28 Nëntor: Gëzuar, Kombi i dritës

“Me zjarr e shpatë na kanë rrudhur si popull, copëtuar si territor, përzënë e vrarë si njerëz, por kurrë nuk na tjetërsuan e zhdukën. Ne mbetëm shqiptarë, sepse gjaku nuk na duron emra tjerë”, vazhdoi më tej krijuesi i hitit “Albanian”.

E në fund, Genci shpreson që të hiqen tërësisht kufijtë e të jemi një shtet i vetëm duke shtuar: “Urime ditën më të bukur që kemi si popull. Paçim jetë të shohim kur shporren kufijtë dhe marrim frymë në një shtet të vetëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version