Një projekt i ri muzikor gjatë këtyre ditëve do të lansohet edhe nga artistët Genc Prelvukaj, Shaolin Gang dhe Albiash.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve që kanë publikuar në rrjete sociale.
Siç njoftuan më tej, projekti i tyre vjen në tri gjuhë dhe se do të lansohet ditën e nesërme (e mërkurë).
“Të mërkurën ‘Stay’ në bashkëpunim me Shaolin Gang dhe Albash. Në tri gjuhë”, ka shkruar Prelvukaj në postimin e ndarë në Instagram.
Ky është bashkëpunimi i parë i tyre që besohet se do pritet mirë edhe nga publiku.
Dueti vjen pas “Rrezja jeme” – projektit të ri të Gencit që është pjesë e albumit të tij “Gentivs II”.
Këngët e albumit u mirëpritën nga admiruesit e muzikës së tij dhe tanimë kanë mbledhur mijëra klikime. /Telegrafi/