Telegrafi

Genc Prelvukaj në janar sjell këngën e re “Shpirtin e Zi”

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Genc Prelvukaj, këtë muaj do ta lansonte projektin e ri muzikor.

Por, ai së fundmi njoftoi fansat se ka shtyrë projektin për në muajin janar, duke mos zbuluar asgjë më shumë rreth tij.

Këtë e bëri të ditur me anë të një fotografie të hedhur në rrjetin social, Instagram.

“Shpirtin e Zi, publikohet në javën e parë të janarit. U shty pak por e di që do të ju pëlqejë shumë”, ka shkruar krahas këtij imazhi Prelvukaj.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj për këngën e re: Do e dëgjoni mbi 20 vjet

Për këtë projekt, Genci u ka premtuar fansave se do jetë hit dhe se do e dëgjoni për 20 vite të tjera.

“Bijt’ e Shqipes”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga reperi shqiptar në bashkëpunim me Elinel, projekti i të cilëve flet për shqiptarët dhe u publikua menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit që la mbi 50 të vdekur e qindra tjerë të lënduar.

Përkundër projekteve që solli, 38-vjeçari këtë vit nuk ka preferuar të jetë në koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/