Ata janë një nga çiftet më të admiruara në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për artistët: Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, të cilët po marrin vëmendje të madhe gjatë ditëve të fundit.
Të njëjtit së fundmi duket se po shijojnë një periudhë të mirë së bashku larg aktiviteteve të zakonshme.
Dhe si destinacion kanë zgjedhur Amsterdamin, Holandë, si një nga vendet e preferuara të çdo kujt.
“Me një njeri të mirë, që për fat e kam pranë vetës çdoherë”, ka shkruar Prelvukaj dedikuar partneres së tij.
Për këtë ka bërë të marrë komente të shumta nga miqtë e fansat e dyshes e po ashtu edhe nga vet Koçi.
Çifti u fejuan në 2019, derisa po vazhdojnë të jenë partnerë në jetën personale e po ashtu edhe në karrierë.
Sidoqoftë, një dasmë nga ana e tyre nuk është se po planifikohet. /Telegrafi/