Telegrafi

Genc Prelvukaj kujton fjalët nënçmuese të Goran Bregoviqit kundrejt Nënës Terezë

Një tjetër shkrim kundrejt këngëtarit boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, e ka bërë së fundmi edhe këngëtari Genc Prelvukaj.

Me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale, ai ka kujtuar fjalët nënçmuese që ka përdorur Bregoviq ndaj Nënës Terezë.

“Për disa plehra të pushtetit, analistë e zyrtarë hajdutë, primitivë që nuk marrin erë nga shoqëria e edukuar, që kanë provuar ta arsyetojnë pjesëmarrjen e Goran Bregovic-it, në ëmër të gjoja qytetarisë kur era djersë ju ku tërbon gjithandej”.

“Në vitin 2012, dashuria juaj Goran Bregovic, e kishte quajtur “cigane”, fjalë nënçmuese për komunitetin Rom, shqiptaren me origjinë nga Prizreni dhe e lindur në Shkup, Nënën Terezë”, thuhet në postimin e tij.

Lexo po ashtu Vazhdojnë reagimet e artistëve shqiptarë për ardhjen e Goran Bregoviç në Shqipëri

Të gjitha reagimet dhe polemikat erdhën pas ftesës që iu bë Bregoviqit për të kënduar në festivalin e ‘Festës së Birrës’ në Korçë.

Evenimenti pritet të mbahet nga 18-22 gusht dhe Goran thuhet se do të performojë në natën e fundit. /Telegrafi/