Site icon Telegrafi

Genc Prelvukaj e uron në mënyrë të veçantë Enin: Ti që i jep ngjyrë ditëve të mia

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi (Foto: Instagram/gencprelvukaj)

Sot (e premte) , është një ditë mjaft e rëndësishme për këngëtaren shqiptare, Eni Koçi.

Kjo ngase ajo sot feston ditëlindjen e 24-të dhe me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga miqtë dhe familjarët e saj.

Një urim i veçantë nuk ka munguar as nga i fejuari i saj, këngëtari Genc Prelvukaj, i cili zgjedh fjalët më të bukura për të.

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram/gencprelvukaj)

“Urime ditëlindjen e bukura.  E bukur në shpirt, që i jep ngjyrë ditëve të mia. Edhe 100 tjera të lumtura”, shkruan ndër të tjerash Prelvukaj.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj i propozon martesë Eni Koçit

Duhet theksuar se çifti u fejuan në tetor të vitit që e lamë pas në një ceremoni private në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version