Telegrafi

Genc Prelvukaj: Artistët në politikë nuk ka asgjë të keqe nëse janë të shkolluar

Genc Prelvukaj është njëri nga artistët më të pëlqyer në tregun tonë muzikor.

I njëjti deri më tani ka sjell projekte mjaft të suksesshme, ndërsa shquhet posaqërisht për temat që trajton në këngët e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Genc Prelvukaj

Ai tashmë është tejet i ndjekur edhe në rrjetet sociale, postimet e së cilit tërheqin thuajse gjithnjë vëmendje.

Reperi shqiptar së fundmi ka bërë një sqarim të vogël për publikun, kur flet për artistët dhe aderimin e tyre në politikë.

Ky është postimi i plotë i Prelvukajt:

“Një sqarim i vogël

1.Komuniteti artistik nuk përfaqësohet nga asnjë individ dhe asnjë organ. Përbenda këtij komuniteti ka njerëz të zgjuar, me shkollë dhe më shumë nivel sikurse ka edhe të pashkollë, pa nivel dhe jo intelegjentë.

2. Një artist përveç punës që bën në skenë, ka shumë mundësi të jetë specializuar paralelisht edhe në Juridik, Ekonomik, Medicinë etj. Ka prej atyre që kanë edhe tituj shkencorë. Janë shumë e shumë raste që unë i njohr dhe pavarësisht se janë artistë meritojnë te jenë avokatë, mjekë, historian, nëse duan.

3. Artistët në politikë. Nuk ka asgjë të keqe nëse kanë nivel dhe janë të shkolluar. Nuk është fenomen vetëm shqiptar ky. Ronald Reagan ishte aktor dhe president Amerikan, Bill Clinton veç juridikut hobi kishte Saksofonin. Aktori Arnold Schëarzeneger kryetar i Californisë, Bono Vox ndër humanistat më të mëdhenj në botë etj. Kështu që të qenit artist nuk të përjashton nga mundësia për aktivizim politik. Të penalizon mosdija dhe mos shkollimi, por jo muzika, aktrimi etj.

Por, në fund kur i paragjykoni artistat të njëjtën gjë do ta bëni me femrat, me racat me popujt me çdo gjë tjetër. Sepse ju udhëhiqeni në jetë nga gjykimi i padrejtë ndaj njerëzve pa i njohur mirë. Kritikoni dhe përqeshi ata që s’kanë nivel por jo ti fusni në një thes gjithë njerezit e artit sepse në këtë komunitet ka shumë njerëz me shkollë e të ngritur. Në fund të fundit Arti e Sporti kanë qenë pasqyra më e mirë deri më sot e Shqiptarëve në botë”. /Telegrafi/