Telegrafi

Genc Prelvukaj dhe Eni Koci thonë “Harrove”

Edhe një projekt i ri muzikor i është bashkuar tregut muzikor të estradës shqiptare.

Genc Prelvukaj edhe njëherë ka bashkuar forcat për të sjell një këngë të përbashkët me Eni Kocin.

“Harrove”, titullohet kënga më e re e dyshes, e cila është shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Dyshja ka shkruar tekstin e këngës gjersa producent është vetë autori i këngës, Genci.

Ndërkohë, kënga është realizuar nga Black Fish Entertainment, kompani e Prelvukajt.

Theksojmë se dyshja kishte sjell kohë më parë edhe këngën që u bë hit për kohë të shkurtër, “Shi bie në Tiranë”.

Ndryshe, dyshja është duke punuar në këngë të reja ndaras, të cilat do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/