Telegrafi

Genc Nuzës i besohet edhe një ndeshje ndërkombëtare

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza do ta drejtojë edhe një ndeshje ndërkombëtare.

Nuza bashkë me asistentët, Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa të FIFA-së, si dhe Alban Shalën si i katërti, do ta gjykojnë sfidën kualifikuese të grupmoshës U-21 ndërmjet Qipros dhe Gjibraltarit.

Kësisoj, UEFA vazhdon t’u besojë gjyqtarëve kosovarë ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Sfida do të luhet më 20 mars prej orës 15:30 në Qipro.

Ka pasur ankesa në Superligë për mungesën e Nuzës në disa ndeshje. /Telegrafi/

U21 20/03/2019 15:30 – 15:30 at Larnaca (Qipro)

Qipro – Gjibraltar

Gjyqtar

Genc Nuza (KOS)

Asistent 1

Edmond Zeqiri (KOS)

Asistent 2

Fatmir Sekiraqa (KOS)

Gjyqtar i 4-të

Alban Shala (KOS)