Telegrafi

Genc Nuza, gjyqtar i katërt në ndeshjen San Marino – Irlanda e Veriut

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza do ta përfaqësojë vendin edhe në kualifikimet e botërorit “Rusia 2018”.

Ai është deleguar si gjyqtari i katërt për ndeshjen San Marino – Irlandë e Veriut.

Nuza do të jetë pjesë e të deleguarve së bashku me gjyqtarët nga Shqipëria, pasi këta nuk e kanë edhe një kryesor të FIFA-s, me rastin e përjashtimit të Lorenc Jeminit dhe Andi Kocit.

Nuza ka gjykuar ndeshje në fazën paraeliminatore të Ligës së Evropës, ndërsa ka gjykuar edhe ndeshjen miqësore mes Turqisë dhe Moldavisë.

Genc Nuza është zgjedhur disa herë gjyqtari më i mirë në vend. /Telegrafi/