Superliga e Kosovës do të zhvillojë në fundjavë xhiron e 13-të, ku do të jetë e mbushur me derbi.
Vëmendja kryesore është në dy ndeshje, ku ndeshjen Ballkani-Drita dhe Gjilani –Prishtina.
Në derbin mes Ballkanit dhe Dritës, gjyqtari do të jetë Genc Nuza me asistentët Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni, ndërsa Ilir Mehmeti do të jetë gjyqtar i katërt e Lirim Jashari në dhomën e VAR-it.
Në anën tjetër, takimin tjetër shumë interesant mes Prishtinës dhe Gjilanit do ta udhëheq gjyqtari Dardan Çaka.
Ai do të asistohet nga Bujar Selimaj dhe Evlis Bicaj, ndërsa Bardh Ajeti gjyqtar i katërt dhe Erdal Zasella në dhomën e VAR-it.
Në ndeshjen Drenica – Ulpiana do të jetë Besfort Kosumi, ndërsa në përballjen Dukagjini – Feronikeli do të jetë Visar Kastrati.
Përballja Malisheva-Llapi do të drejtohet nga Shpëtim Murtezi. /Telegrafi/