Gjyqtari më i mirë në Kosovë për vitin që lamë pas, Genc Nuza do të gjykoj edhe në një ndeshje ndërkombëtare.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA e ka deleguar prishtinasin për ndeshjen e U21 mes Qipros dhe Gjibraltarit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 20 mars nga ora 15:30 në qytetin Larnaca të Qipros.
Nuza do të jetë gjyqtari kryesor, ndërsa do të ketë ndihmësit Edmond Zeqirin e Fatmir Sekiraqën.
Gjyqtari i katërt në këtë sfidë do të jetë Alban Shala. /Telegrafi/