Telegrafi

Genc Nuza bëhet hit me gjestin e tij, imitohet nga gjyqtari holandez

Gjyqtari i futbollit kosovar, Genc Nuza që mban edhe stemën e FIFA-s, ka marr famë në mbarë botën pas një veprimi të tij qesharak në ndeshjen e yjeve mes ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës.

Pas një dueli në fushë mes Rashicës dhe Muharrem Sahitit, kur të gjithë po mendonin se Nuza do ta ndëshkonte me karton këtë të fundit, ai e nxori një faculetë për të fshirë djersët.

Ky veprim u bë “hit” në rrjetet sociale, madje edhe faqja e njohur e sportit “433” e kishte postuar, ku ai kishte marr shumë pëlqime.

Duket se ky gjest i Nuzës është bërë model edhe për gjyqtarët tjetër ndërkombëtar, për ta relaksuar ndeshjen.

Është pikërisht një gjyqtar holandez që e bëri të njëjtën gjë sikurse Genc Nuza.

Genc Nuza e ka marr këtë gjest nga gjyqtari i njohur shqiptar Shinasi Berisha, që e kishte bërë në një ndeshje në ish-jugosllavi.

Nuza e kujtoi mentorin e shumë gjyqtarëve me këtë gjestë në një ndeshje që solli atmosferë fantastike javën e shkuar. /Telegrafi/