Site icon Telegrafi

Gemma Atkinson dhe Gorka Marquez mirëpresin fëmijën e dytë së bashku

Foto: Getty Images

Gemma Atkinson ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë – një djalë – me të fejuarin Gorka Marquez.

Ish-ylli i “Hollyoaks”, 38 vjeçare dhe valltari i “Strictly Come Dancing”, 32 vjeçar, të cilët u takuan në serial në vitin 2017, e bënë njoftimin të mërkurën më 19 korrik.

Ardhja e tyre e re është një vëlla më i vogël për Mian, të cilën e mirëpritën më 4 korrik të vitit 2019.

Foto: Screenshot/Instagram

Lajmin e ndau Gemma në Instagram duke treguar se është bërë nënë për herë të dytë.

Lexo po ashtu Gemma Atkinson zbulon se është në pritje të fëmijës së dytë me Gorka Marquez

“Foshnja ime e vogël është këtu. Ai është shëndoshë e mirë dhe është i mrekullueshëm”, tha ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Influencuesja shtoi: “Të gjithë jemi në shtëpi së bashku. Faleminderit të gjithëve për urimet. Familja jonë është kompletuar”.

Dyshja u fejuan për Ditën e Shën Valentinit në vitin 2021, por nuk kanë konfirmuar akoma nëse janë martuar. /Telegrafi/

Exit mobile version